Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Tifo grupi “Vojvodët” në Tetovë: Nuk jemi përfshirë në asnjë incident, dikush po tenton të krijoj skenare
Lajmi i Fundit

Tifo grupi “Vojvodët” në Tetovë: Nuk jemi përfshirë në asnjë incident, dikush po tenton të krijoj skenare

Grupi i tifozëve “Vojvodët” i demanton ashpër informacionet që gjatë ditës së djeshme janë publikuar nga disa media lidhur me një incident të pretenduar në qendër të Tetovës, ku kinse ishte përfshirë një grup më i madh personash, përcjell Pollogu.news

Publikisht dhe pa asnjë dilemë theksojmë se as të shtunën dhe as të dielën nuk ka ndodhur asnjë incident i tillë, siç po përpiqen ta paraqesin disa media. Bëhet fjalë për informacione krejtësisht të paverifikuara dhe tendencioze, me të cilat manipulohet opinioni publik dhe krijohet një pasqyrë e rreme për ngjarje që nuk kanë ndodhur fare.


Si grup që përmendet drejtpërdrejt dhe lidhet me këto pretendime, nuk do të lejojmë që emri ynë të keqpërdoret për përhapjen e spekulimeve dhe lajmeve të rreme, apo të shfrytëzohet si mjet për nxitjen e tensioneve ndëretnike.

U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që sa më shpejt të zbardhin plotësisht rastin dhe t’i paraqesin publikisht faktet, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë t’i jepet fund dezinformatave që po qarkullojnë në opinion.

Njëkohësisht, apelojmë ndaj mediave të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe të përmbahen nga publikimi i informacioneve të paverifikuara që mund të shkaktojnë pasoja serioze në shoqëri.

Publikut i drejtojmë një apel të qartë që të mos bie pre e lajmeve të rreme dhe manipulimeve të tilla. Përhapja e dezinformatave nuk sjell asgjë tjetër përveçse tensione të panevojshme dhe prishje të qetësisë.

Grupi i tifozëve “Vojvodët” gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë në anën e së vërtetës”, thuhet në demantin e tifo grupit “Vojvodët”.

Comments are closed

Related Posts