Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Tetovë: Gruaja kapet duke e përplasur foshnjën 3-muajshe në asfaltë, arrestohen dy persona
Kronika e Zezë

Tetovë: Gruaja kapet duke e përplasur foshnjën 3-muajshe në asfaltë, arrestohen dy persona

Më 14.06.2026, në ora 17:20 në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një grua (42) nga Prilepi, me qëndrim në Tetovë, ndërsa në ora 18:30 në fshatin Saraqinë të Tetovës, policët nga Njësia Policore e Grupçinit kanë arrestuar një burrë (37) nga i njëjti fshat.
Paraprakisht, në ora 16:00 në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 15:30, gruaja e arrestuar ishte vërejtur duke e keqtrajtuar fizikisht dhe duke e përplasur në asfalt foshnjën e saj tre muajshe. Personat që e kanë parë ngjarjen i kanë marrë menjëherë fëmijën dhe e kanë denoncuar rastin në polici.


Për rastin janë njoftuar një punonjës social dhe një inspektor për të mitur. Të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts