Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Tetovë e Gostivar: Policia konfiskon dy makina, shoferët drejtonin mjetet pa patentë shoferi
Ballina

Tetovë e Gostivar: Policia konfiskon dy makina, shoferët drejtonin mjetet pa patentë shoferi

MPB njofton se gjatë mbrëmjes së kaluar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar kanë privuar nga liria dy persona të cilët drejtonin automjete pa dokumentacionin përkatës. Rasti i parë është regjistruar më 09.05.2026 në ora 20:25 në blv. “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, ku është ndaluar F.I. (18) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili drejtonte automjetin “Volkswagen Polo” pa patentë shoferi. Më pas, më 10.05.2026 në ora 00:40 në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit, është privuar nga liria N.M. (56) nga fshati Padalisht, i cili drejtonte automjetin “Opel”, gjithashtu pa provim të dhënë për shofer. Në të dyja rastet, sipas nenit 297-A të Kodit Penal, automjetet janë konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Comments are closed

Related Posts