Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Taxhikistan, Albrim Hoxha zgjidhet nënkryetar në konferencën më të madhe të OKB-së për ushqim dhe bujqësi
Lajmi i Fundit

Taxhikistan, Albrim Hoxha zgjidhet nënkryetar në konferencën më të madhe të OKB-së për ushqim dhe bujqësi

Zv.ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxha, është zgjedhur nënkryetar i Konferencës Rajonale të FAO-s, konferenca më e madhe e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ushqim dhe bujqësi, e cila po mbahet në Taxhikistan

Zgjedhja e Hoxhës në një nga pozicionet drejtuese të konferencës konsiderohet një vlerësim i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësimin e saj në forumet ndërkombëtare që trajtojnë politikat agro-ushqimore dhe zhvillimin rural.

Në konferencë marrin pjesë ministra, zëvendësministra, përfaqësues qeveritarë, ekspertë dhe partnerë zhvillimorë nga vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore, ku po diskutohen temat kryesore që lidhen me sigurinë ushqimore, ndryshimet klimatike, qëndrueshmërinë e bujqësisë, digjitalizimin dhe transformimin e sistemeve agro-ushqimore.

Gjatë qëndrimit në Taxhikistan, Hoxha pritet të zhvillojë edhe takime bilaterale me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse dhe drejtues të FAO-s, me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimin e përvojave në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Comments are closed

Related Posts