Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “n’Podium” me Mefo Ismailin ka shprehur hapur mendimin e tij për fuqinë politike të deputetit të VLEN, Adnan Azizi.
Sipas Taravarit, Azizi është person që e meriton të jetë edhe lider i koalicionit.
Kreu i ASH-së ka shprehur hapur “obsesionin” e tij për një figurë politike siç është Adnan Azizi.
“Mund të konstatojmë sot se Adnan Azizi është ‘lojtari’ më i fuqishëm i VLEN-it. Unë e kisha zgjedhur atë kryetar. Është meritë e tij, krejt këto marrëveshje, ai është njeriu që dominon aty”, deklaroi Taravari.















Comments are closed