Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Taravari: ASH-ja nuk është e interesuar, të bëhet pjesë e kësaj qeverie
Ballina

Taravari: ASH-ja nuk është e interesuar, të bëhet pjesë e kësaj qeverie

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për TEVE1, ka deklaruar se koalicioni VLEN duhet dhe mund të largohet nga qeveria, duke theksuar se pozicioni i shqiptarëve në pushtet është degraduar rëndë.

Taravari theksoi se vendimi për të dalë nga qeveria erdhi si pasojë e refuzimit për të qenë pjesë e dështimit dhe degradimit.

“ Ne nuk do të jemi kurrë pjesë e dështimit dhe degradimit prandaj edhe vendosëm të dalim nga qeveria. VLEN mundet dhe duhet të largohet nga kjo qeveri, duke marrë parasyshë degradimin e pozicionit të shqiptarëve në pushtet. Një qeveri pa përfshirjen e shqiptarëve nuk mund të formohet, pavarësisht numrit të deputetëve që fitojnë partitë maqedonase”, theksoi kryetari i ASH-së.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts