Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • “Taksat qindramilionëshe, për rrugët që rrezikojnë qytetarët”. Balliu: Pasojë e korrupsionit, të Ramës dhe Ballukut
Shqipëri

“Taksat qindramilionëshe, për rrugët që rrezikojnë qytetarët”. Balliu: Pasojë e korrupsionit, të Ramës dhe Ballukut

Deputeti i PD Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në Kthesat e Dragostunjës, ku për tetë orë aksi Librazhd-Prrenjas është bllokuar pas rrëshqitjes së gurëve dhe shkëmbinjve.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve, ndërkohë që qindra milionë euro janë shpenzuar për infrastrukturën, shkruan albeu, njofton Pollogu.news.

Postimi i plotë:

Qindra milionë euro taksa për rrugët dhe infrastrukturën, ndërsa realiteti është alarmant. Ja se çfarë po ndodh në aksin Librazhd–Prrenjas në këtë moment.
Çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve.
Arsyeja është e qartë: vjedhja dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Ky pushtet rrezikon jetën e njerëzve për të mbushur xhepat e tij.
Më 10 shkurt, të bashkohemi në protestë kundër narkopushtetit.

Comments are closed

Related Posts