Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Takimi Sali – Pammer: Austria mbetet mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut
Ballina

Takimi Sali – Pammer: Austria mbetet mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Ministri për Çështje Evropiane dhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Martin Pammer, ku u shqyrtuan proceset aktuale reformuese dhe bashkëpunimi me partnerët austriakë.

Në bisedë u theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme nga Austria për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe përputhshmëria e bashkëpunimit zhvillimor austriak me prioritetet kombëtare të reformave. Ministri Sali informoi për aktivitetet aktuale që lidhen me zbatimin e Agjendës së Reformave dhe përgatitjet për hapjen e klasterëve të negociatave, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe përmirësimin e kapaciteteve institucionale.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm përmes instrumenteve evropiane, veçanërisht në fusha që lidhen me qeverisjen e mirë, mjedisin dhe forcimin e strukturave administrative. Në takim u shpreh gatishmëri e përbashkët për thellimin e partneritetit dhe për koordinim më të mirë të ndihmës zhvillimore në mbështetje të proceseve reformuese dhe integrimit evropian të vendit.

Comments are closed

Related Posts