Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Sulmohet gazetari dhe pronari i televizionit në Gostivar, ja çfarë deklaron policia
Kronika e Zezë

Sulmohet gazetari dhe pronari i televizionit në Gostivar, ja çfarë deklaron policia

Personi A.L. kërcënon dhe tenton t’ia marrë kamerën gjatë punës në terren
Një incident i rëndë që prek lirinë e medias ka ndodhur mbrëmjen e 19 korrikut në Gostivar. Rreth orës 23:40, në Stacionin Policor DPB Gostivar është paraqitur gazetari dhe pronari i një televizioni lokal, B.M. (48), për të denoncuar një sulm ndaj tij gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas dëshmisë së gazetarit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Ilinden” në Gostivar, ku derisa po raportonte nga terreni, personi me iniciale A.L. i është afruar duke e kërcënuar verbalisht dhe duke tentuar t’ia marrë me forcë kamerën e punës. Dyshohet se shkak apo motiv i këtij sulmi ka qenë një foto-lajm i publikuar më parë nga ky media lokal. Policia njofton se po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe përballjen e autorit me ligjin.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts