Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite mbi objektet petrokimike në jugperëndim të Iranit, njoftuan sot mediat iraniane.
Ushtria izraelite njoftoi paraprakisht se të shtunën ka sulmuar Zonën e Veçantë Ekonomike Petrokimike Mahshahr në jugperëndim të Iranit, transmeton Tanjug.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se kompleksi “ishte përdorur për prodhimin e materialeve për eksplozivë, raketa balistike dhe armë të tjera”.
Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi nga pasojat e sulmeve ajrore mbi një fabrikë petrokimike në jugperëndim të Iranit, ku shihen retë e dendura të tymit nga zjarri, njoftoi Sky News.















Comments are closed