Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Spiropali: Kosova, një arritje historike që nuk zhbëhet
Lajmi i Fundit

Spiropali: Kosova, një arritje historike që nuk zhbëhet

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, përshëndeti 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova, duke e cilësuar këtë ditë si një moment që nderon sakrificën, qëndresën dhe vullnetin e një populli për të jetuar i lirë.

Ajo theksoi se rrugëtimi drejt shtetformimit ka qenë i vështirë, por i drejtë, duke çuar në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe në forcimin e dinjitetit të qytetarëve të saj. Sipas saj, Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm.

Spiropali u shpreh se me institucione të qëndrueshme, demokraci në zhvillim dhe një orientim të qartë euroatlantik, Kosova vazhdon të përparojë me vendosmëri dhe përgjegjësi.

Me rastin e këtij përvjetori, ajo nënvizoi se Shqipëria mbetet pranë Kosovës si motër dhe aleate, e përkushtuar ndaj sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes së përbashkët europiane.

Në përfundim, ministrja uroi qytetarët e Kosovës dhe të gjithë kontribuuesit e kësaj arritjeje, duke përcjellë urimin: “Gëzuar Pavarësinë!”.

Comments are closed

Related Posts