Në një përballje që shkoi përtej rezultatit, FC Pallatica dhe Cetinska FC dhuruan një ndeshje plot emocione, gola dhe respekt sportiv.
Takimi u mbyll me fitoren e mysafirëve Cetinska FC me rezultatin 4-6, në një duel ku u shënuan plot 10 gola, duke e kthyer ndeshjen në një spektakël të vërtetë për tifozët.
Por ajo që e bëri këtë sfidë të veçantë nuk ishte vetëm loja në fushë. Para fillimit të ndeshjes, në një moment simbolik dhe emocionues, kapiteni i FC Pallatica, Arif Jahji, i dorëzoi fanellën e klubit zëvendëstrajnerit të Cetinskës, Buranedin Musai. Një gjest që dëshmoi respektin dhe miqësinë mes dy skuadrave, duke i dhënë kuptim të plotë frymës së “fair play”.
Protagonistët e golave
FC Pallatica:
• Gadaf Berisha (autogol)
• Jasmin Ramadani
• Memedali Fetai
• Orhan Veliu
Cetinska FC:
• Abdisetar Huseini
• Lorik Lika
• Omer Kovaçi
Përveç rezultatit, organizimi dhe mikpritja e treguar nga vendasit mori vlerësime të veçanta, duke dëshmuar se edhe në ligat tona mund të arrihen standarde të larta profesionale.
FC Pallatica kështu tregoi se futbolli nuk është vetëm garë për fitore, por edhe një mundësi për të ndërtuar ura respekti dhe bashkëpunimi.















Comments are closed