Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Sot mot i ngrohtë me diell, nga e hëna ndryshim i motit
Lajmi i Fundit

Sot mot i ngrohtë me diell, nga e hëna ndryshim i motit

Sot moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu përcjell Pollogu.news.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 3 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 17 deri në 24 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë, me erë të dobët nga veriu.

Temperatura minimale do të zbresë në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë.

Gjatë javës së re do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme. Nga e hëna deri të mërkurën priten reshje lokale shiu. Në disa vende reshjet mund të jenë më intensive, ndërsa të martën ekzistojnë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë, me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperaturat do të shënojnë rënie.

Comments are closed

Related Posts