Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • SKANDAL NË SHKUP / Vizitorët vjedhin dhuratat e majmunit Miki gjatë festës së ditëlindjes
Lajmi i Fundit

SKANDAL NË SHKUP / Vizitorët vjedhin dhuratat e majmunit Miki gjatë festës së ditëlindjes

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, ku disa vizitorë kanë përfituar nga pakujdesia e momentit për të marrë dhuratat e dedikuara për majmunin Miki, i cili festonte ditëlindjen e tij të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur Vojo Ivanov, punonjës në Kopshtin Zoologjik, i cili shpjegoi se ngjarja ndodhi menjëherë pas përfundimit të festës. Sipas tij, disa vizitorë kanë hyrë brenda ambienteve të mbyllura me pretekstin se po kërkonin tortën.

”Nuk lanë pothuajse asgjë”
”Eventi u mbajt jashtë dhe për pak minuta ata hynë brenda. Kur kolegët u kthyen, panë që pothuajse asgjë nga dhuratat nuk kishte mbetur,” deklaroi Ivanov i revoltuar nga ky veprim i ulët i vizitorëve.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse Kopshti Zoologjik do të ndërmarrë masa konkrete apo sanksione ndaj personave përgjegjshëm përmes kamerave të sigurisë.
Kush është Miki?

Miki është një majmun i llojit Gibon, i cili ka një histori prekëse. Vetëm disa muajsh, ai u braktis nga e ëma dhe u përball me lëndime serioze në kokë dhe sulme epileptike. Festa e djeshme ishte organizuar pikërisht për të festuar mbijetesën dhe shëndetin e tij, por u njollos nga ky gjest i paprecedent.

Comments are closed

Related Posts