Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Skandal në Pollog: Hajdutët nuk kursejnë as objektet e kultit, vidhet xhamia e tretë brenda dy javësh
Kronika e Zezë

Skandal në Pollog: Hajdutët nuk kursejnë as objektet e kultit, vidhet xhamia e tretë brenda dy javësh

Brenda dhjetë ditëve të fundit, rajoni i Pologut është bërë shënjestër e hajdutëve që po vjedhin arkat e xhamive. Rasti më i fundit ka ndodhur dje në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku keqbërësit kanë hyrë me forcë mes mesditës dhe orës 15:00.

Sipas policisë, autorët kanë thyer arkën e kontributeve vullnetare dhe kanë marrë paratë. Ky është rasti i tretë pas vjedhjeve në fshatrat Merditë të Gostivarit dhe Vrapçisht, ku në këtë të fundit u kap një 65-vjeçar. SPB Tetovë po punon për zbardhjen e këtyre krimeve që kanë shqetësuar besimtarët pak ditë para festës së Bajramit.

Comments are closed

Related Posts