Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Sinan Vllasaliu në spital pas aksidentit, humb performancën në dasmën e Dua Lipës
Kosovë

Sinan Vllasaliu në spital pas aksidentit, humb performancën në dasmën e Dua Lipës

Këngëtari i njohur shqiptar Sinan Vllasaliu është dërguar në spital pas një aksidenti me motor, ku më pas i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas familjarëve, Vllasaliu ka marrë trajtim në Emergjencën e Gjilanit dhe më pas në atë të Prishtinës, si dhe në një klinikë private në kryeqytet, ku është operuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile duke vazhduar rikuperimin.

Familja e tij ka shprehur mirënjohje për stafin mjekësor për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar gjatë trajtimit të këngëtarit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Sinan Vllasaliu kishte qenë i ftuar të performonte në një event privat, përfshirë edhe dasmën e këngëtares Dua Lipa, por aksidenti ia ka pamundësuar pjesëmarrjen.

Comments are closed

Related Posts