“MISIONI U KRYE ME SUKSES: ËSHTË SHUAR ZJARRI NË PIROK!
Pas një pune të pandërprerë dhe sfidave të mëdha në terren, pas shumë vështirësive është arritur të vihet nën kontroll dhe të shuhet plotësisht zjarri i madh në fshatin Pirok.
Një falënderim i jashtëzakonshëm shkon për:
Ekipin e Zjarrfikësve të Komunës së Bogovinës & Vrapçishtit për përkushtimin dhe punën e palodhshme.
Ekipet e Stacionit të Tetovës dhe Gostivarit për ndihmën e menjëhershme dhe bashkëpunimin në terren.
Falë profesionalizmit dhe përpjekjeve të përbashkëta të të gjitha ekipeve, u parandalua një katastrofë edhe më e madhe.
Respekt dhe mirënjohje e thellë për heronjtë tanë!”, ka njoftuar në Facebook, faqja e Zjarrfikësve “Vrapçisht&Bogovinë”.














