Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë. I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën
Kronika e Zezë

Shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë. I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur mesditën e 3 marsit 2026, rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër.

I aksidentuari, Tani Kopeci, 55 vjeç, punonjës i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkia Gjirokastër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një objekti gjatë punës për pastrimin e tij.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe gjendjes kritike për jetën, ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit Pano Çako, Arben Baxha dhe Adrian Loloçi, me detyrë përgjegjës në Sektorin e Mirëmbajtjes, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Adriatik Onjea, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”, pasi nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime dhe për të vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të përgjegjësive.

Comments are closed

Related Posts