Kombëtarja shqiptare luan sot ndeshjen e parë të Play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë në Varshavë. Ndeshja starton në orën 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy”.
Polonia hyn në ndeshje si favorite, ndërsa Shqipëria kërkon të surprizojë dhe të kualifikohet në finalen e Play-off-it. Fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi në finalen e Play-off-it.
Nëse Shqipëria mund Poloninë dhe kalon finalen, ajo do të kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026 dhe do t’i bashkohet Grupit F së bashku me Holandën, Tunizinë dhe Japoninë.
Ndeshja do të gjykohet nga arbitri anglez Antony Taylor.















Comments are closed