Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Shqipëri: Flakë, tym dhe gaz lotsjellës, përplasje mes protestuesve dhe policisë. Një protestues në gjendje të rëndë, disa të plagosur nga të dyja palët, digjet një makinë pranë Kryeministrisë
Lajmi i Fundit

Shqipëri: Flakë, tym dhe gaz lotsjellës, përplasje mes protestuesve dhe policisë. Një protestues në gjendje të rëndë, disa të plagosur nga të dyja palët, digjet një makinë pranë Kryeministrisë

Dita e pestë e protestave në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa janë raportuar të lënduar si mes protestuesve, ashtu edhe efektivëve.

Një protestues humbi ndjenjat dhe u transportua me autoambulancë drejt spitalit, ndërsa dy efektivë policie u prekën nga flakët e lëndës djegëse të një molotovi dhe disa të tjerë u lënduan nga gurët.

Në pasdite situata u përshkallëzua, ndërsa forcat e Policisë lëvizën me furgonë në drejtim të protestuesve. Gjatë këtyre momenteve, një person mbeti i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë shëndetësore. Më pas ai u transportua me autoambulancë drejt spitalit, përcjellë Top Channel.

Përplasjet më të ashpra u zhvilluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku protestuesit e maskuar hodhën në drejtim të efektivëve fishekzjarrë, molotovë dhe gurë.

Policia ndërhyri me ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa në disa raste u përdorën edhe fishekë gome.

Edhe mes protestuesve pati persona të lënduar.

Protestuesit i vunë flakën një makine pranë Kryeministrisë dhe më pas murit rrethues të godinës së Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Më herët, tensione pati edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën gurë, molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Policisë, ndërsa efektivët ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës.

Protesta e kësaj të shtune shënon ditën e pestë të tubimeve që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit.

Në nisje të protestës, vëmendja ishte përqendruar te Ministria e Arsimit, ku ishin pozicionuar forca të shumta policie dhe autobote. Godina e ministrisë vijon të mbajë shenjat e dëmtimeve nga incidentet e ditëve të mëparshme.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts