Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • “Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n
Kulturë/Showbiz

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

Reperi i njohur Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Cllevio”, ka dëshmuar sërish në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO).

Ai ka sqaruar se “nuk ka asnjë lidhje me të pandehurit”. Ka veçuar Haxhiun, njëjtë si më herët, duke thënë se e ka pasur shok që fëmijë.

“Jetoj në Lushnje dhe Laerti është jo më larg se 150 metra nga shtëpia ime. Jemi rritur bashkë, njihemi familjarisht. Në vitin 2007 kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur kthehesha, rrija në Lushnje. Kur e kam njohur Laertin ka qenë pa punë. Vitet e fundit unë nuk e kam takuar fare. Kam ardhur nga SHBA në vitin 2013 dhe në vitin 2014 rashë në burg. Kam dalë në vitin 2020 dhe nuk jam takuar më me të. Burgun e kam vuajtur në 313, 302, Fier dhe Durrës. As telefonatë dhe asnjë lloj kontakti nuk kam pasur me Laertin”, ka thënë Cllevio para hetuesve.

Comments are closed

Related Posts