Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Shkëndija U15 “shkatërron” Butelin – dominim total dhe futboll spektakolar në Tetovë!
Lajmi i Fundit

Shkëndija U15 “shkatërron” Butelin – dominim total dhe futboll spektakolar në Tetovë!

Shkëndija U15 nën drejtimin e trajnerit Ibrahim Luma ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni, duke mposhtur bindshëm skuadrën kryeqytetase Butel me rezultat të thellë 4:1 informon Tetovasot. Kuqezinjtë dominuan nga minuta e parë deri në fund, duke treguar superioritet në çdo repart dhe duke krijuar edhe shumë raste të tjera të pastra për shënim.
Loja e organizuar në mënyrë perfekte, me pasime të shumta dhe qarkullim të shpejtë të topit, ishte çelësi i kësaj fitoreje të madhe. Dy herë në listën e golashënuesve u regjistrua Leard Salihi, ndërsa nga një gol shtuan edhe Amar Xheladini dhe Ron Memedi.
Deklaratë e trajnerit Ibrahim Luma:
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve. Kjo ishte një ndeshje ku ata zbatuan në përpikëri çdo detaj që kemi punuar në stërvitje. Luajtëm si skuadër, me disiplinë dhe karakter. Kjo fitore është rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të tyre. Megjithatë, ne mbetemi me këmbë në tokë dhe vazhdojmë të punojmë fort për sfidat e radhës.”TS

Comments are closed

Related Posts