Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Shkëndija në gjysmëfinale të Kupës, eliminon Strugën
Lajmi i Fundit

Shkëndija në gjysmëfinale të Kupës, eliminon Strugën

Skuadra e Shkëndijës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi në çerekfinale eliminoi Strugën. Kuqezinjtë nga Tetovë biletën e kualifikimit arritën ta marrin përmes penalltive, pasi ndeshja në minutat e rregullta u mbyll me barazim 2:2. Të parët që shkuan në avantazh në këtë duel, ishin vendasit që realizuan përmes Radeskit, teksa Ibraimi barazoi shifrat. Memetriza Hamza realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë për epërsi 2:1 të Strugës, teksa në sekondat e fundit të minutave shtesë, Fetai arriti ti barazojë shifrat në 2:2 dhe çoi ndeshjen në penallti. Në gjuajtjen e penalltive, më të mirë dolën të jenë tetovarët, duke realizuar të gjitha penalltitë, teksa struganët gabuan njëherë, duke u eliminuar kështu nga kjo garë. Shkëndija e Tetovës në gjysmëfinale do të përballet me Shkëndijën e Haraçinës.

Comments are closed

Related Posts