Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Shënohet dita e “Patronatit të Shkollës”, në Bogovinë. Feti Abazi: “Ditë që të mbush me emocion, krenari dhe frymëzim”
Ballina

Shënohet dita e “Patronatit të Shkollës”, në Bogovinë. Feti Abazi: “Ditë që të mbush me emocion, krenari dhe frymëzim”

Sot është kremtuar dita e patronatit të shkollës “Abdyl Frashëri – Bogovinë”, për të cilin manifestim, kreu i kësaj komune Feti Abazi, ka deklaruar se momente si ky, të mbushin me emocion, krenari dhe frymëzim.

POSTIMI I PLOTË:



Sot shënuam Ditën e patronatit të shkollës “Abdyl Frashëri” në Bogovinë, një ditë e mbushur me emocion, krenari dhe frymëzim

Si kryetar i komunës, pata kënaqësinë të ndjek nga afër programin artistik të përgatitur me shumë përkushtim nga nxënësit e kësaj shkolle. Përmes performancave të tyre, ata sollën vlera, kulturë dhe respekt për figurën e Abdyl Frashëri, duke dëshmuar se janë një brez i denjë për të ardhmen tonë.

Falënderoj nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për angazhimin dhe punën e palodhshme në organizimin e këtij aktiviteti kaq të bukur.

Urime të gjithë kolektivit të shkollës për këtë ditë të veçantë!”, ka uruar, Feti Abazi.

Comments are closed

Related Posts