Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Shasivari dhe Osmani: Ligji për përdorimin e gjuhëve, duhet të zbatohet në të gjitha institucionet
Ballina

Shasivari dhe Osmani: Ligji për përdorimin e gjuhëve, duhet të zbatohet në të gjitha institucionet

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kushtuar avancimit të bashkëpunimit institucional dhe zbatimit të vazhdueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.


U theksua se zbatimi i plotë i Ligjit përbën obligim ligjor dhe element thelbësor të sundimit të së drejtës, sigurisë juridike dhe qasjes së barabartë të qytetarëve ndaj institucioneve.
Ministri Shasivari konfirmoi përcaktimin e Ministrisë së Drejtësisë për forcimin e mekanizmave institucionalë që sigurojnë respektimin e dispozitave ligjore dhe garantimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve.
Drejtori Osmani theksoi se Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ofron mbështetje profesionale dhe praktike për institucionet shtetërore në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përmes udhëzimeve, rekomandimeve dhe ndihmës ekspertike.


Agjencia kujdeset për avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, të cilën e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve, si e drejtë e garantuar me ligj.


Në periudhën që vijon do të thellohet bashkëpunimi institucional, koordinimi dhe aktivitetet e përbashkëta që do të kontribuojnë në zbatimin më efikas dhe të vazhdueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në të gjitha institucionet shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts