Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Technology
  • Shabani: Shëndetësia ekziston për pacientin, askush nuk mund t’ia marrë të drejtën për shërbim dhe informacion
Ballina

Shabani: Shëndetësia ekziston për pacientin, askush nuk mund t’ia marrë të drejtën për shërbim dhe informacion

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Elektronike, Fikret Shabani, ka theksuar se sistemi shëndetësor ekziston mbi të gjitha për pacientin dhe se qytetarët duhet të jenë të informuar qartë për të drejtat dhe shërbimet që u takojnë.

“Shëndetësia ekziston për shkak të pacientit dhe këtë nuk mund t’ua marrë askush”, deklaroi Shabani në emisionin “Gjurmët” në Alsat-M, duke nënvizuar rëndësinë e informimit të qytetarëve për shërbimet shëndetësore dhe kostot që mund të kenë.

Sipas tij, një pacient në spital shtetëror mund të qëndrojë edhe 365 ditë dhe të marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore, ndërsa pagesa maksimale që duhet të bëjë përmes pjesëmarrjes është e përcaktuar me ligj.

“Je në spital të shtetit, mund të qëndrosh 365 ditë dhe t’i marrësh të gjitha shërbimet e duhura, ndërsa pagesa maksimale që duhet ta paguash është 6.150 denarë”, tha Shabani.

Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë informacion të saktë nga institucionet shëndetësore.

“Duhet të jemi koshientë dhe të kërkojmë të drejtën e informacionit”, theksoi Shabani.

Sipas tij, informimi i pacientëve është një element i rëndësishëm për funksionimin e një sistemi shëndetësor më transparent dhe më të orientuar drejt qytetarit.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts