Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Shabani: Ligji për përfaqësim të drejtë, ka mekanizma që do të garantojnë zbatimin praktik
Ballina

Shabani: Ligji për përfaqësim të drejtë, ka mekanizma që do të garantojnë zbatimin praktik

Përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani, duke folur në emisionin “Debat” në TV Shenja, ka deklaruar se Ligji për Përfaqësim të Drejtë përmban mekanizma mbrojtës që do të garantojnë zbatimin e tij në praktikë.

Sipas Shabanit, këta mekanizma do të jenë plani i punësimit dhe metodologjia mbi bazën e së cilës do të përcaktohen punësimet në institucionet shtetërore.

“ Mekanizmat mbrojtës do të jenë plani për punësim dhe metodologjia në bazë të së cilës do të përcaktohen punësimet, por prapë fokus kryesor do të mbetet profesionalizmi dhe çështja e etnisë”, tha Shabani.

Ai theksoi se qëllimi i ligjit është të sigurojë përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke ruajtur njëkohësisht kriterin e profesionalizmit në procesin e punësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts