Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është deklaruar pas paraqitjes së tij në Polici, lidhur me rastin e raportuar për një përleshje fizike me kryetarin e degës së LVV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.
Në një postim publik, Lushtaku tha se gjithmonë i përgjigjet drejtësisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit. Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë. I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka”, ka shkruar ai.















Comments are closed