Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Sali paralajmëron marrëveshje për Kodin Zgjedhor: Negociatat vazhdojnë
Ballina

Sali paralajmëron marrëveshje për Kodin Zgjedhor: Negociatat vazhdojnë

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ende nuk ka marrë mbështetjen e plotë politike, ndërsa partitë vazhdojnë negociatat për arritjen e konsensusit.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, tha se pas ndryshimeve në Ministrinë e Drejtësisë janë intensifikuar përpjekjet për miratimin e ligjit.

Sipas tij, ndryshimet fillimisht kishin marrë mbështetje nga partitë parlamentare, por në fazën përfundimtare dy parti u tërhoqën dhe nuk i mbështetën.

“Ligji ende është në fazën e negociatave. Ka përpjekje për ta miratuar”, deklaroi Sali.

Ai foli edhe për Kodin Penal, duke konfirmuar se ministri i ri i Drejtësisë po punon paralelisht edhe në këtë drejtim. përcjell  Zhurnal.mk .

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts