Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi është parë i pranishëm në Marshin për Liri.
Siç ndodhi edhe në komunikatën e VV-së, ai tha se “duhet të kujtohen qëndrimet për Gjykatën Speciale”.
Mes tjerash, ai u shpreh se nuk e di pse Albin Kurti po mungon në protest.
“Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë i gabueshem, i padrejtë. E rëndësishme që vendimi të jetë lirues. Natyrisht duhet t’ia kujtojmë njëri-tjetrit qëndrimet për këtë çështje.
Nuk e di, jemi deputetë, aktivistë, anëtarë, kjo është përtej partive politike”, ka thënë ai.















Comments are closed