Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Rrahje brutale në Shkup: 36-vjeçari sulmohet nga disa persona, goditet edhe me kondak arme
Kronika e Zezë

Rrahje brutale në Shkup: 36-vjeçari sulmohet nga disa persona, goditet edhe me kondak arme

Më 02.05.2026, në SPB Shkup, nga Institucioni Shëndetësor Publik “Shën Naum Ohri” në Shkup është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime R.D. (36) nga Shkupi. Sipas raportimit, rreth orës 00:00 në zonën e Kisella Vodës në Shkup, derisa po lëvizte me veturën e tij “BMW”, ai është ndaluar nga J.A., të cilin e njihte, dhe pas një zënke është sulmuar fizikisht nga ai. Më vonë, pasi R.D. është kthyer sërish në vendin e ngjarjes, është sulmuar përsëri nga J.A., e më pas edhe nga M.A. dhe E.N., ku M.A. e ka goditur me kondak të armës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë kallëzimet përkatëse.

Comments are closed

Related Posts