Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se është promovuar sot, renovimi i Q.R.A.P.T “Mosha Pijade”, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve në arsim.
Sipas tij, ky investim, i realizuar me mbështetjen e Qeverisë dhe të Bashkimi Evropian, përfaqëson një hap konkret drejt rritjes së cilësisë në arsim dhe zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit.
Kasami theksoi se ky projekt nuk është vetëm ndërhyrje infrastrukturore, por një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e të rinjve, duke riafirmuar përkushtimin e Komunës së Tetovës për të mbështetur iniciativa që e avancojnë arsimin.
Njoftimi i plotë:
Sot në Tetovë, në promovimin e renovimit të Q.R.A.P.T “Mosha Pijade”, hodhëm një hap të qartë drejt një arsimi më cilësor. Ky investim, i mbështetur nga Qeveria dhe Bashkimi Evropian, nuk është vetëm përmirësim i infrastrukturës, por investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e rinisë sonë dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit. Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për të mbështetur çdo projekt që e ngre arsimin aty ku duhet të jetë.















Comments are closed