Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Rama reagon sërish pas protestës për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve
Lajmi i Fundit

Rama reagon sërish pas protestës për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar kundër projektit në Zvërnec, duke deklaruar se Shqipëria do të ecë përpara me projektet e saj pavarësisht kundërshtimeve.

Në një postim në Facebook, Rama e cilësoi si një “video-kartolinë të pazakonshme nga Shqipëria e shqiptarëve”, ndërsa theksoi se qeveria do të vijojë zbatimin e programit për të cilin, sipas tij, ka marrë mandatin nga qytetarët.

“Mirëmëngjes dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, shkroi Rama.

Comments are closed

Related Posts