Kryeministri Edi Rama ka vijuar komentet e tij ndaj protestave dhe mënyrës si ato pasqyrohen në hapësirën publike dhe në rrjetet sociale në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
“Një protestë nuk është më protestë por është skenë, është treg emocionesh, klikimesh, treg morali madje dhe një treg karrierash por në të gjithë këtë ato të karrierave janë më qesharakët sepse nuk e kanë marrë vesh akoma që me PS dhe me ne nuk fitohet duke dal me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura. Dhe patjetër që algoritmi e ka të domosdoshme të shpallë dhe profetët që lajmërojnë fundin e botës. Analistët që bëjnë analiza pa fakte, strategët që nuk dijnë se çfarë është të bëjmë një strategji sektoriale, revolucionarët që ushqehen me ëndrrën e revolucionit por që s’kanë lidhje më të, patriotët që nuk ja kanë haberin punës dhe kronikanët e kudo ndodhur. Njerëz që nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë dhe që po ti vësh të masin një tavolinë ngatërrojnë gjerësinë me gjatësinë sepse për ta nuk ka rëndësi se çfarë ndërtohet si ndërtohet, për ta ka rëndësi çfarë duhet shembur dhe si ta shembim. Sepse vetëm në rrënojat e punës së tjerëve ata mund të ngrohen në piedestalin e madhështisë tyre në skenën virtuale ku marrin like, folloëers, urime, përgëzime dhe për ta çdo incident është një revolucion“, u shpreh Rama.
Ai theksoi se në epokën e rrjeteve sociale problemi nuk është më mungesa e lirisë së shprehjes, por “pa kufizimi i shpërndarjes së informacionit”, duke argumentuar se e vërteta shpesh “mbytet në një oqean trillimesh”.
“Çdo protestë është një rast për përmbysje jo për temën, një protestë për temën eshte legjitimore dhe në momentin kur ti je gati ti ofrosh bashkëpunim për të trajtuar temën dhe je gati të ofrosh diskutim për të kuptuar se si mund të adresohet tema më mirë, askush nuk paraqitet sepse të jesh pjesë e cunamit është shumë më e rëndësishme se të jesh pjesë e zgjidhjes për temën. Dhe çdo ditë është dita e gjykimit të madh dhe humbja e sensit të realitetit bën që nga të katërt anët të dalin të gjitha llojet e krijesave që deri në atë moment kanë qenë nëpër cepat e tyre dhe të kërkojnë diçka, diçka për të cilën mund të ketë të drejtë ose jo por të cilën e kërkon përmes asaj vale çmendurie duke ushqyer algoritmin dhe duke ushqyer të kundërtën e asaj që pretendon se është atje. Dhe për ti dhënë të gjithë kësaj një përditësim atdhetar i patos revolucionar aty në sheshin televiziv të algoritmit fillon refreni “edi Rama ka maru”, mirëpo puna është që ikën mbrëmja dhe vjen mëngjesi aty s’ka njeri sepse sheshi hapet në mbrëmjen dërkohë që unë jam këtu”, tha ai.
Sipas Ramës, kjo situatë krijon një realitet ku protestat dhe debatet publike shpesh ushqehen nga emocione dhe algoritme, duke humbur fokusin te zgjidhjet konkrete të problemeve.
“Ja ku jemi sot për dekada me radhë kemi luftuar për lirinë e shprehjes me të drejtë pa atë s’ka demokraci, pa atë s’ka opozitë, s’ka qytetar të lirë por ka vetëm një ferr social por ndërkohë pa e kuptuar kemi hyr në një ferr tjetër social, në një epokë ku problemi nuk është më pengesa e lirisë së shprehjes, problemi është pa kufijshmëria e lirisë së shpërndarjes, jo të së vërtetës sepse sot skam ë nevojë të censurosh faktet por mjafton ti mbysësh, nuk ka nevojë ti ndalosh mjafton ti fundosësh në një oqean trillimesh”, theksoi Rama.












