Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja
Lajmi i Fundit

Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Mal të Zi se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është i vështirë për t’u parashikuar.

I pyetur për perspektivën e integrimit, ai përdori një shprehje me nota humori për të përshkruar situatën.

“Tre gjëra nuk mund t’i parashikosh: Zotin, seksin dhe BE-në”, tha Rama, duke iu referuar pasigurive që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe ritmit të tij të ngadaltë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Deklarata e tij u bë pjesë e diskutimeve në samit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke reflektuar debatet e vazhdueshme mbi të ardhmen e zgjerimit të BE-së dhe marrëdhëniet me vendet e rajonit.

Comments are closed

Related Posts