Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • “Qeveria teknike” – Azizi: Koha për ta hequr njëherë e përgjithmonë
Lajmi i Fundit

“Qeveria teknike” – Azizi: Koha për ta hequr njëherë e përgjithmonë

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, deklaroi se Qeveria teknike nuk i përket më realitetit aktual politik të vendit, duke e cilësuar atë si një “mbetje të një kohe krize dhe mosbesimi të thellë institucional”

Sipas tij, vendi sot është në një fazë krejt tjetër zhvillimi, si anëtar i NATO dhe aspirant për në Bashkimi Evropian, ku zgjedhjet tashmë organizohen sipas standardeve demokratike. 

Fjalimi i plotë:

Ne si grup parlamentar i VLEN-it e kemi bërë të qartë mbështetjen tonë për herjen e Qeverisë teknike. Ashtu siç janë marrë vesh liderët në takimin e fundit politik, ku kishte përfaqësues edhe nga opozita, të cilët u pajtuan me këtë propozim.

Por, më lejoni që në pika të shkurtra ta arsyetoj qëndrimin tonë.

Qeveria teknike është mbetje e një të kaluare të zymtë, kur besimi ishte aq i ulët, kriza aq e thellë dhe polarizimi aq i madh sa nuk kishte besim te qytetarët se një Qeveri politike mund të organizojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. 

Ishte një zgjidhje e jashtëzakonshme në rrethana të jashtëzakonshme. 

Ishte rrjedhojë e politikave të dëmshme të BDI-së, Ali Ahmetit, Blerim Bexhetit, Artan Grubit, bashkë me miqtë e tyre Gruevski e Mijallkov, që e rrënuan besimin e institucioneve dhe e shkatërruan imazhin e shtetit te ndërkombëtarët. 

Fatmirësisht, kjo kohë ka kaluar. 

Vendi jeton në një realitet komplet tjetër. Jemi anëtar i NATO-s, vend aspirant për anëtarësim në BE, kishim rotacion dinjitoz të pushtetit dhe klimë relativisht demokratike. Zgjedhjet e fundit lokale ishin më të mirat në historinë e shtetit, sipas vlerësimit të të gjithë faktorëve politikë, por edhe OSBE-së dhe faktorit ndërkombëtar.

Nuk ka asnjë argument për të vazhduar me masën e përkohshme si Qeveria teknike. 

Në veçanti nuk e kuptoj kundërshtimin e BDI-së ndaj kësaj nisme.

Si e para, heqja e Qeverisë teknike do të vlejë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pa paragjykuar se kush do të jetë në pushtet, e kush në opozitë. A është kaq e sigurt BDI-ja që do të jetë edhe gjatë në opozitë, e prandaj e kundërshton këtë nismë?

E dyta, kryetari i tyre Ali Ahmeti u pajtua për heqjen e Qeverisë teknike në takimin e fundit mes liderëve.

E treta, po kjo BDI kërkoi heqjen e Qeverisë teknike në vitin 2023. A u konsultua me ndërkombëtarët kur e bëri këtë kërkesë në vitin 2023?

Dhe e katërta, në Qeverinë teknike nuk propozon ministra opozita shqiptare, sepse kështu kishte pranuar BDI-ja në vitin 2015. Pse mërzitet tani Ali Ahmeti kaq shumë për heqjen e Qeverisë teknike, kur nuk ndryshon aspak balancat mes forcave shqiptare?

Prandaj, vlerësoj se është e udhës që të gjithë, bashkërisht, të tregojmë maturi politike dhe ta përkrahim heqjen e Qeverisë teknike, e cila është ofendim për një vend të pjekur dhe demokratik.

Le të vlejë kjo pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pa prejudikuar se kush do të jetë në pushtet, e kush në opozitë.

Comments are closed

Related Posts