Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Qamili: Tetova për herë të parë nikoqire e Unionit të Bashkive Shqiptare
Lajmi i Fundit

Qamili: Tetova për herë të parë nikoqire e Unionit të Bashkive Shqiptare

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, në një deklaratë për medai njofon se Komuna e Tetovës për herë të parë do të jetë nikoqire e Unionit të Bashkive Shqiptare, ku do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues dhe Asamblesë së Përgjithshme të këtij Unioni mu nikoqir do të jetë kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Qamili më tej theksoi se në këtë mbledhje do të marrin pjesë shumë kryetar komunash dhe bashkish nga trojet shqiptare.

Në këtë mbledhje do të diskutohen shumë pika  të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e përbashkët të komunave shqiptare do të diskutohen programet e ndryshme, programet e financimit gjegjësisht projektet ndërkufitare dhe evropjane tha mes tjerash Qamili.

Qamili më tej tha se është nder dhe kënaqësi që Tetova të mirëpres këtë Union dhe shpresojmë që nga kjo mbledhje të dalin shumë bashkëpunime të rëndësishme mes komunave shqiptare.

Comments are closed

Related Posts