Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, njofton se punimet për bulevardin “Bllagoja Toska” në drejtim të Drenovecit po shkojnë drejt përfundimit, duke theksuar se projekti po merr formën që qytetarët e kanë pritur me dekada.
Përmes një postimi publik, Qamili thekson se ky projekt është një tjetër premtim që po shndërrohet në realitet, ndërsa punimet po avancojnë me ritëm të shpejtë.
Sipas tij, përfundimi i bulevardit do të sjellë infrastrukturë më të mirë dhe do të lehtësojë lidhjen për banorët e kësaj zone.
Ai shtoi gjithashtu se, ndryshe nga më parë kur projekti ishte lënë pas dore, tashmë institucionet janë angazhuar për ta përfunduar atë siç duhet.















Comments are closed