Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Qamili: BDI nuk i zyrtarizoi emrat e rrugëve për 24 vjet, ne po e përmbyllim procesin për 24 muaj
Ballina

Qamili: BDI nuk i zyrtarizoi emrat e rrugëve për 24 vjet, ne po e përmbyllim procesin për 24 muaj

Mesazhi i plotë i Qamilit:

“A e dini se cili ishte vendimi i parë i kryeministrit shqiptar për Tetovën?

Ja sa janë kujdesur ata për emrat e rrugëve!

A e dini se vendimi i parë i Talat Xhaferit si kryeministër ishte ndalimi i punimeve për Stadiumin e Tetovës?

A e dini se vendimi i parë i Talat Xhaferit si kryeministër ishte ndalimi i punimeve për Stadiumin e Tetovës?

E paramendoni kush e mbron Tetovën…!

Në vend se ta kalojë në Qeveri vendimin për legalizimin e emrave të rrugëve në Tetovë,

Jo veç Talati, por edhe 4 qeveri tjera të BDI-së nuk e zyrtarizuan ndryshimin e emrave të rrugëve.

Në Kataster, dhe në dokumente personale, gjithmonë kanë figuruar emrat jugosllavë.

Por kjo nuk i ka penguar BDI-së.

Ne kemi marrëveshje politike për këtë çështje.

Shumë shpejt do të zgjidhen jo vetëm këta emra që i abrogoi Gjykata Kushtetuese, por edhe shumë rrugë të tjera të Tetovës.

Procesi është në fund. Atë që nuk e bëri BDI për 24 vjet, ne po e bëjmë për 24 muaj!”

Sipas Qamilit, procesi për zyrtarizimin e emrave të rrugëve në Tetovë është drejt përfundimit dhe, bazuar në marrëveshjen politike që përmend, së shpejti pritet të gjendet zgjidhje jo vetëm për emrat e abroguar nga Gjykata Kushtetuese, por edhe për një numër të konsiderueshëm rrugësh të tjera në qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts