Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Protestat e dhunshme në Tiranë/ Spiropali letër Ramës: Jep zgjidhje politike! Pa tabu, pa kufij dhe pa frikë! Dil përballë qytetarëve
Lajmi i Fundit

Protestat e dhunshme në Tiranë/ Spiropali letër Ramës: Jep zgjidhje politike! Pa tabu, pa kufij dhe pa frikë! Dil përballë qytetarëve

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me protestën që po mbahet prej katër ditësh në Tiranë. Përmes një letre të gjatë drejtuar kryeministrit Edi Rama, të publikuar në faqen e saj në Facebook, Spiropali i kërkon kreut të qeverisë të gjejë një zgjidhje politike për protestat, duke përfshirë edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

“Mos u fshih pas shumicës, institucioneve, apo numrit të mandateve. Prano se besimi nuk rikthehet me fjalë, por me përgjegjësi dhe veprime”, shkruan Spiropali në letrën e saj drejtuar Ramës.

Deputetja socialiste kërkon gjithashtu ndryshime brenda Partisë Socialiste, duke i bërë thirrje kryeministrit të udhëheqë procesin e ndryshimit dhe të mos forcojë idenë se ai është i pazëvendësueshëm.

“Udhëhiqe procesin e ndryshimeve, mos përforco mitin e pazëvendësueshmërisë”, thekson ajo.

Në letrën e saj, Spiropali nënvizon se as rotacioni politik dhe as zgjedhjet e reja nuk duhet të konsiderohen si çështje tabu apo si kërcënim, nëse ato bëhen pjesë e një zgjidhjeje demokratike.

“As rotacioni politik nuk duhet të jetë tabu. As zgjedhjet e reja nuk duhet të shihen si kërcënim, nëse ato bëhen pjesë e një zgjidhjeje demokratike”, përfundon Spiropali.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts