Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Prokuroria, nesër vendos për hapat e mëtejshëm, për ujin e pijshëm në Gostivar
Lajmi i Fundit

Prokuroria, nesër vendos për hapat e mëtejshëm, për ujin e pijshëm në Gostivar

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar është në koordinim të vazhdueshëm me Institutin e Shëndetit Publik, ku me urdhër të prokurorit publik po kryhen analiza dhe ekzaminime të cilësisë së mostrave të ujit nga ujësjellësi i Gostivarit. Rezultatet pritet të jenë gati nesër, për të përcaktuar rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

“Sipas njoftimeve, rezultatet duhet t’i dorëzohen prokurorisë kompetente gjatë ditës së nesërme, pas së cilës do të merret vendim për veprimet e mëtejshme. Për rezultatin dhe hapat që do të ndërmerren, opinioni do të informohet në kohë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit publik, lokacioni në Vrutok vazhdon të jetë i siguruar, bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts