Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Ekonomi

Prej sonte, 100 denarë një litër naftë

Me çmimet më të fundit të publikuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, karburantet bëhen edhe më të shtrenjta, ndërsa çmimi i naftës arrin në 101,50 denarë për litër.

Në përputhje me metodologjinë për llogaritjen e çmimeve, çmimet me pakicë rriten mesatarisht me 2,62 për qind.

Benzinat shtrenjtohen me 1,50 denarë për litër. Një litër EUROSUPER-95 do të kushtojë 93,00 denarë, ndërsa EUROSUPER-98 do të kushtojë 95,00 denarë.
EURODIZEL shtrenjtohet me 3,50 denarë, kështu që nga mesnata një litër naftë do të kushtojë 101,50 denarë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts