Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Politikanët që kanë dy shtetësi nuk do mund të bëhen deputet në Maqedoni?
Lajmi i Fundit

Politikanët që kanë dy shtetësi nuk do mund të bëhen deputet në Maqedoni?

Deputetë nga VMRO-DPMNE kanë dorëzuar një propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deputetët, me të cilin parashihet që deputet mund të jetë vetëm një person që ka ekskluzivisht shtetësi maqedonase.

Propozimi, i dorëzuar me procedurë të shkurtuar, parasheh plotësimin e nenit 2 me dispozita të reja, sipas të cilave kandidati për deputet duhet “të jetë shtetas vetëm i Republikës së Maqedonisë”, përveç kushteve ekzistuese si mosha madhore, aftësia për veprim dhe mosdënimi.

Në dokumentin, i cili është nënshkruar nga disa deputetë, mes tyre edhe Antonio Milloshoski, theksohet se qëllimi është rregullimi i kushteve për zgjedhjen e deputetëve dhe saktësimi i kritereve për ushtrimin e funksionit.

Propozim-ligji parasheh gjithashtu harmonizimin me Kodin Zgjedhor brenda 30 ditëve nga hyrja e tij eventuale në fuqi, ndërsa zbatimi do të fillojë me publikimin në “Gazetën Zyrtare”.

Kjo iniciativë vjen në një periudhë të akuzave të shtuara politike lidhur me posedimin e shtetësive të huaja nga bartës të funksioneve publike, duke rihapur debatin për lojalitetin dhe kufizimet ligjore për përfaqësuesit e zgjedhur.

Comments are closed

Related Posts