Më 10.04.2026 në ora 22:00 në rrugën lokale drejt fshatit Kamjan, punonjësit policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë ndaluar një mjet veturën “Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.D.(19) nga fshati Ozormisht, i cili nuk posedonte patentë shoferi. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit është gjetur një qen i lënduar i racës “Pit Bull”, për të cilin personat në automjet kanë deklaruar se është lënduar gjatë ndeshjeve me qen në fshatin Kamjan. Së bashku me shoferin, janë privuar nga liria edhe dy bashkudhëtarë 17-vjeçarë nga fshati Zhelinë. Është njoftuar inspektori veteriner dhe po merren masa për trajtimin e duhur të kafshës dhe dokumentimin e rastit, ndërsa ata së bashku me automjetin janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.















Comments are closed