Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Policia me informacione, në lidhje me arrestimet gjatë protestës në Shkup
Lajmi i Fundit

Policia me informacione, në lidhje me arrestimet gjatë protestës në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut informoi për Portalb.mk në lidhje me arrestimet e sotme gjatë kohës së protestës.

“Sot (18 maj) rreth orës 17:45, punonjësit policor nga SPB Shkup kanë arrestuar tre persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut”, raportoi Ministria, duke theksuar se arsye e protestës është prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Në njoftim theksohet se arrestimi është kryer para objektit të Ministrisë së Drejtësisë, aty ku edhe planifikohej përfundimit i marshit protestues.

Studentët nga Shqipëria që morën pjesë në protestë, gjendet në objektin e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup.

Me thirrje e pankarta për mundësimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në shqip përveç maqedonishtes, studentët shqiptarë filluan marshin protestues në Shkup nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkuan që institucionet shtetërore ta zbatojnë Ligjin e gjuhëve dhe zëri i tyre të dëgjohet.

Comments are closed

Related Posts