Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Policia jep detaje, për rënien e fëmijës nga ballkoni në Tetovë: Ishte me probleme  shëndetësore
Kronika e Zezë

Policia jep detaje, për rënien e fëmijës nga ballkoni në Tetovë: Ishte me probleme  shëndetësore

Sot (03.03.2026) në ora 09:25, në SPB Tetovë është denoncuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është dërguar pa shenja jete një djalë 10-vjeçar nga Tetova.
Sipas raportimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte në Tetovë. Prindërit janë njoftuar për ngjarjen nga një fqinj, pas së cilës e kanë dërguar menjëherë në spital.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të miturit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Comments are closed

Related Posts