Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Policia e Maqedonisë konfiskon 27 ton marijuanë në Shkup e Strumicë
Kronika e Zezë

Policia e Maqedonisë konfiskon 27 ton marijuanë në Shkup e Strumicë

Policia e Maqedonisë së Veriut, nën udhëzimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, po finalizon një aksion masiv ku janë sekuestruar rreth 27 tonë marijuanë.
Sipas burimeve të “Skopje1”, rreth 10 ton janë gjetur në Shkup, në objektet e kompanisë “Alfafarm DOO”, e cila dyshohet se është e përfshirë në kontrabandën e 5 tonëve marihuanë të kapur paraprakisht në Serbi. Paralelisht, një operacion tjetër po zhvillohet në rajonin e Strumicës, ku janë sekuestruar edhe 18 ton të tjerë.

Ky aksion vjen pas bashkëpunimit me autoritetet serbe, të cilët katër ditë më parë kapën 5 tonë marihuanë të kontrabanduar nga Maqedonia, të destinuara për tregun serb.
Hetimi është përqendruar te kompania “Alfafarm DOO Shkup”, e regjistruar për prodhimin e bimëve mjekësore, ku janë vërejtur ndryshime në strukturën pronësore vetëm pak ditë para kapjes së drogës në Serbi.
Aktualisht, në kompleksin e ish-fabrikës OHIS në Shkup ka prezencë të shtuar policore dhe hetues. Institucionet maqedonase pritet të japin detaje zyrtare pas përfundimit të plotë të aksionit, i cili vlerësohet si konfiskimi më i madh i drogës në historinë e vendit.

Comments are closed

Related Posts