Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Personi që dyshohet se vrau vëllain në Klinë ishte futbollist i KF Dukagjinit
Kosovë

Personi që dyshohet se vrau vëllain në Klinë ishte futbollist i KF Dukagjinit

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, Faruk Isufi nga Klina ka ndërruar jetë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se incidenti ndodhi në fshatin Bokshiq, teksa i dyshuar për vrasjen e tij është vëllai i Farukut, Jetmiri.

Jetmiri, ish-futbollist i ekipit KF Dukagjini, dyshohet se shtiu disa herë me armë në drejtim të vëllait, pas një mosmarrëveshjeje verbale që patën ndërmjet vete.

Rasti ndëkrohë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë.Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi.

Comments are closed

Related Posts