Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Përfaqësues të Lëvizjes Arbëria takohen me kryeparlamentaren e Kosovës, Albulena Haxhiu
Kosovë

Përfaqësues të Lëvizjes Arbëria takohen me kryeparlamentaren e Kosovës, Albulena Haxhiu

Sot në Prishtinë u zhvillua një takim mes Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Lëvizjes Arbëria, Meral Ferati, Bekim Fazliu dhe Azem Dehari.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Lëvizjes Arbëria e uruan znj. Haxhiu për zgjedhjen e saj në postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës dhe në përmbushjen e përgjegjësive institucionale në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të institucioneve demokratike të vendit.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet faktorëve politikë shqiptarë në funksion të forcimit të institucioneve demokratike dhe të avancimit të proceseve politike me interes të përbashkët.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Arbëria theksuan nevojën për koordinim më të madh politik dhe institucional për çështje me interes kombëtar, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në të gjitha nivelet.

Palët u dakorduan që komunikimi dhe bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen për çështje me interes të përbashkët.

Me respekt,

Lëvizja Arbëria

Comments are closed

Related Posts