Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Perez shpall zgjedhje të reja te Real Madridi
Lajmi i Fundit

Perez shpall zgjedhje të reja te Real Madridi

Pas një edicioni pa trofe dhe tensione në dhomat e zhveshjes, presidenti i Real Madridit, u bëri thirrje anëtarëve të klubit të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

“I kam kërkuar bordit zgjedhor të fillojë procesin për të filluar zgjedhjet për bordin e drejtorëve, për të cilin ne, ky bord drejtorësh, do të kandidojmë. Ka një fushatë kundër meje dhe prandaj po thirri zgjedhjet”, ka thënë Perez në konferencën e thirrur të martën.

Ai hodhi poshtë thashethemet se ishte lodhur nga puna ose se ishte i sëmurë, duke thënë se këto ishin përhapur nga kundërshtarët.

Presidenti foli të martën pas një mbledhjeje të bordit drejtues të klubit, dy ditë pasi Madridi humbi 2-0 ndaj Barcelonës dhe pa rivalin katalanas të siguronte titullin e dytë radhazi në kampionatin spanjoll.

Kjo do të thotë se Madridi ka kaluar një sezon të dytë radhazi pa një trofe madhor, pavarësisht se në skuadër ka yllin francez Kylian Mbappé.

Comments are closed

Related Posts